Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Telegram ngushëllimi për z.Bajram Rexhepi

21.08.2017 14:59:27

E nderuara familje Rexhepi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z.Bajram Rexhepi, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-kryetar i  Mitrovicës.

z. Bajram Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut jo vetëm në politikë dhe shëndetësi, por edhe në sport.

Ai në vitet 2009-2012 ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, pas propozimit nga Federata e Shenjëtarisë e Kosovës. Si anëtar i BE të KOK-ut dha kontribut të çmuar në avancimin e sportit në Kosovë.

Duke e njohur edhe personalisht dhe duke pasur takime në kohën kur drejtonte ekzekutivin e vendit, z.Rexhepi, përfitoi zemrat e kolegëve, miqëve dhe dashamirëve të shumtë, të cilët e përjetuan rëndë humbjen e tij dhe do ta përjetojnë përgjithmonë. Ndaj, më lejoni që në emër të Lëvizjes Olimpike dhe në emrin tim personal, të shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, kolegëve, komunitetit sportiv dhe gjithë atyre që e njohën.

 

Me respekt
z.Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës


Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0