Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Filloi trajnimi për trajnerët e volejbollit, po ligjëron eksperti rumun, Dan Girleanu

21.08.2017 15:54:14

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, të hënën ka filluar trajnimi për trajnerë të volejbollit, i cili po mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë.

22 trajnerë po vijojnë ligjëratat, në të cilat po ligjëron eksperti ndërkombëtar nga Rumania, Dan Ilie Girleanu, e ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, z.Abedin Ibrahimi.
Kursi do të zgjasë deri të premten (25 gusht 2017).
“Jam impresionuar me numrin e pjesëmarrësve. Ata janë të rinj dhe të gatshëm të marrin informata të reja për volejbollin. Shpresoj se pas pesë ditësh do të mësojnë shumë dhe do t’i praktikojnë ato që kanë mësuar. Unë do të lekturoj për gjashtë shkathtësitë në volejboll, mbrojtjen dhe sulmin, si dhe gjëra tjera”, tha Girleanu për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.
Trajnimet e tilla organizohen me mbështetjen e Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa javën e kaluar u mbajt trajnimi për trajnerët e Federatës së Boksit të Kosovës.
Deri në fund të vitit, KOK do të organizojë edhe nëntë trajnime për federata tjera.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0