Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Majlinda Kelmendi shpallet “Xhudistja më e mirë e sotme në Botë”

28.08.2017 09:42:41

Majlinda Kelmendi është shpallur “Xhudistja më e mirë e sotme në Botë” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, në Gala mbrëmjen e mbajtur të dielën mbrëma në Budapest të Hungarisë para Kampionatit Botëror.Ky çmim i është ndarë Majlindës pas sukseseve të njëpasnjëshme dhe sidomos medaljes së artë që e fitoi në Olimpiadën e Rios.Pas këtij çmimi, ajo ka falënderuar të gjithë, derisa ka thënë se kjo arritje është si Maja e Everestit.“Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë të them. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”, ka thënë Majlinda Kelmendi."Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni storien time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot është ‘Everesti'", shtoi ajo.Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e Majlindës, duke e vlerësuar atë si ndër më të mëdhenjtë në karrierën e saj. 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0