Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kampionia olimpike u rendit e pesta, Distria Krasniqi e shtata

30.08.2017 09:25:58

Majlinda Kelmendi pas një kohe të gjatë ka mbetur pa medalje në Kampionatet Botërore.
Kampionia jonë olimpike nga “RIO 2016” pësoi humbje në gjysmëfinale nga Ai Shishima e Japonisë.
Humbja nga kjo garuese nuk mundi ta kthejë në lojë as në luftën për medaljen e bronztë, ku u mposhtë nga braziliania, Erika Miranda. Majlinda pësoi humbjen e parë pas 24 fitoreve rresht të shënuara që nga viti 2015.
Krenaria jonë deri në gjysmëfinale mposhti tri garuaese, zviceranen Evelyne Tschopp, italianen Odette Giufrida dhe francezen Amandine Buchard.
Majlinda u rendit në vendin e pestë në kategorinë deri 52 kg.
Pa medalje mbeti edhe Distria Krasniqi, e cila fitoi dy luftëra, kurse pësoi humbje në çerekfinale nga Gili Cohen e Izraelit dhe në repesazh nga Erika Miranda.
Distria, rrethin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin mundi Nazakat Azizovan e Azerbajxhanit, kurse në rrethin e tretë, rusen Yulia Kazarina.
Ajo përfundoi në vendin e shtatë në kategorinë deri 52 kg.


Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0