Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Komiteti Olimpik i Kosovës ndanë rreth 21 mijë Euro për 16 federata olimpike

13.09.2017 16:34:30

Në kuadër të mbështetjes për Federatat Sportive në Kosovë, Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar grant në vlerë rreth 21 mijë Euro nga Komiteti Olimpik Evropian.
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e mbajtur më 12 shtator 2017 vendosi që këtë shumë t’ua ndajë 16 federatave olimpike, bazuar në tri kritere: të arriturat në Kampionate Evropiane, Botërore dhe Olimpike, federatat që zhvillojnë aktivitete të shumta të organizuara në vend dhe në arenën ndërkombëtare, si dhe ato që kanë organizime të tilla në vijim dhe federatat që kanë më shumë nevojë.
Bazuar në kriterin e parë, BE vendosi që me nga 2 mijë Euro të mbështesë Federatën e Xhudos, Boksit dhe të Karatesë.
Bazuar në krieterin e dytë, BE vendosi që me nga 1 500 Euro të mbështesë Federatën e Atletikës, Notit dhe të Pingpongut.
Ndërsa, sipas kriterit të tretë, me nga 1 mijë Euro mbështeten Federatat e Çiklizmit, Mundjes, Taekwondos, Peshëngritjes, Tenisit, Skitarisë, Shigjetarisë, Shenjëtarisë, Volejbollit, Gjimnastiksë, ndërsa për Pentatlonin Modern u vendos të ndahen 500 Euro.
Kujtojmë, që granti i fituar nga KOK, vjen si rezultat i përshtypjeve të mira për KOK-un të znj.Pamela Vipond zv/drejtoreshë e SO të KON dhe z.Gianluca de Angelis, menaxher administrativ në Komitetin Olimpik Evropian, të cilët vizituan KOK-un në korrik të këtij viti.


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0