Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Në Gjilan dhe Gjakovë u mbajt Panairi i Sportit 2017

14.09.2017 17:21:57

Në një organizim masiv dhe të shkëlqyer nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Komunat e Gjilanit dhe Gjakovës, është organizuar të enjten edicioni i tretë i Panairit të Sportit 2017, në të dyja këto Komuna.
Pjesëmarrës në Panair ishin klubet sportive të të dyja komunave, sportistët e të cilave performuan para qindra nxënësve të shkollave fillore, të cilët patën rastin të mësojnë gjërat elementare të sportit të tyre të preferuar.
Në Gjilan, Panairi u mbajt para Teatrit të Qytetit, derisa hapjen solemne në ora 10:00 e bënë presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani dhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës, znj.Shpresa Kurteshi-Emini.
z.Hasani me një fjalë rasti përshëndeti dhe falënderoi Komunën për një organizim kaq madhështor, derisa tregoi se qëllimi i Panairit është promovimi dhe masovizimi i sportit tek fëmijët.
Ai ftoi fëmijët të merren sa më shumë me sport dhe nga Komuna e Gjilanit të dalin pasardhës të Majlinda Kelmendit.
Një orë më vonë, hapja solemne u bë edhe në Gjakovë, ku Panairi u mbajt tek Parku i Qytetit, në të cilin performuan sporte dhe klube të ndryshme.
Hapjen e bënë sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, z.Shasivar Haxhijaj dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, z.Armend Vokshi.
Z.Haxhijaj, pasi falënderoi Komunën e Gjakovës për organizim të shkëlqyer, mori shembull suksesin e Majlinda Kelmendit, e cila u lind, u rrit dhe u zhvillua në Kosovë, për çka bëri thirrje që fëmijët të mësojnë ABC e sportit të tyre të preferuar në këtë Panair dhe në të ardhmen të dalin kampion të shumtë edhe nga Komuna e Gjakovës.
Z.Vokshi i inkurajoi të gjithë të rinjtë që të merren sa më shumë me sport.
Më 19 shtator, Panairi i Sportit do të mbahet edhe në Komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.


 
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0