Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Astrit Hasani zgjedhet kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës

18.09.2017 15:58:38

Astrit Hasani është zgjedhur kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, në Kuvendin e Punës, të mbajtur të dielën në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë.

Z.Hasani, deri më tani sekretar i përgjithshëm, do të zëvendësojë Ali Sekiraqën, i cili javë më parë ndërroi jetë.

Kryetari i ri u zgjodh me aklamacion. Kuvendarët votuan edhe për sekretarin e përgjithshëm dhe me aklamacion kjo pozitë i takoi, Arian Zogut. Zgjedhja e tyre është me mandatin tre-vjeçar, deri pas Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Komitetin Olimpik të Kosovës në Kuvend e përfaqësoi anëtarja e Bordit Ekzekutiv, znj.Shqipe Zogiani. KOK përgëzon dhe ju uron suksese drejtuesve të rinj të kësaj federate.

Përveç pikave të zakonshme dhe përzgjedhjes së kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm të federatës, në Kuvend u diskutua edhe për Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, të cilin e organizon kjo federatë prej 22 shtator – 30 shtator 2017. Kampionati mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0