Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Delegacioni i KOK-ut u prit nga kryeministri z.Ramush Haradinaj

19.09.2017 17:37:07

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njohës drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, të udhëhequr nga z.Besim Hasani, president.

Z.Hasani e uroi kryeministrin për marrjen e detyrës së re, duke e njoftuar atë dhe bashkëpuntorët e tij për zhvillimet e fundit në Lëvizjen Olimpike të Kosovës dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen organizatat sportive, sportistët, trajnerët dhe drejtuesit e sportit në përgjithësi!

Rezultatet e shumta të sportistëve të arritura në Kampionatet Evropiane e Botërore, e sidomos medalja olimpike e Majlinda Kelmendit e arritur në LO “Rio 2016”, jo vetëm që ndikuan në rritjen e imazhit të shtetit të Kosovës, por ka nxitur shumë të rinj e të reja të merren me sport dhe ka shtuar vetëbesimin te sportistët aktual se gjithçka është e mundur nëse ka vullnet, punë profesionale dhe punohet me programe bashkëkohore!
Sportistët e Kosovës zyrtarët dhe organizatat sportive kanë nevojë të mbështeten me subvencione dhe me infrastrukturë sportive.
Konkretisht u theksua nevoja e renovimit të sallës së madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, e cila para 17 viteve ishte djegur dhe për përshpejtimin e fillimit të ndërtimit të kompleksit të objekteve sportive në Bërnicë, por edhe në qendrat tjera të Kosovës.
Z. Hasani e ftoi kryeministrin, të jetë pjesë e delagacionit të Kosovës që do të marrin pjesë LOD në PyeongChang, që do të mbahen gjatë muajit shkurt të vitit 2018.
I pari i KOK-ut, po ashtu kërkoi që të përshpejtohen procedurat për implementimin e ligjit për sponsorizime, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe nënshkruar nga presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi. Ai e njoftoi edhe për mospërmbushjen e obligimeve që dalin nga nënshkrimet e memorandumeve midis MKRS-së, KOK-ut dhe federatave sportive.
Kryeministri z.Ramush Haradinaj e falënderoi dhe uroi z.Hasani për kontributin e dhënë në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar, duke shprehur gatishmëri të madhe për bashkëpunim. Ai tha se Qeveria që ai drejton do të ndërmarrë hapa konkretë për krijimin e kushteve më të mira për sportistët, duke u premtuar atyre se do të gjendet shpejt mënyra për kompensimin e subvencioneve, të cilat nuk u janë paguar KOK-ut dhe Federatave në vlerë prej 1 milionë e 600 mijë euro nga MKRS.
Z.Haradinaj kërkoi nga z.Hasani që t’i drejtohet me një letër për të gjitha çështjet që preokupojnë Lëvizjen Olimpike në Kosovë, në bazë të së cilës kryeministri së shpejti do t’i ftojë të gjithë akterët që do të lehtësojnë tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet sporti i Kosovës, në funksion të zhvillimit, masovizimit dhe avancimit të sportit.
Të dy palët u pajtuan që të ndërmerren të gjitha veprimet në përshpejtimin e studimit të fizibilitetit dhe nisjen e ndërtimit të Qendrës Nacionale për Sport, si dhe ndërtimit të stadiumit kombëtar të futbollit.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0