Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

FSUnK shënoi Ditën Ndërkombëtare të Sporteve Universitare

20.09.2017 14:55:21

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUnK) ka shënuar për herë të parë 20 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Sporteve Universitare, me mbështetje të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Në një ceremoni të organizuar në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, morën pjesë drejtuesit  Komitetit Olimpik të Kosovës, të qeverisë, Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, presidenti i Federatës Së Sporteve Universitare të Shqipërisë (FSUSH), z. Besnik Veliu, rektorë, prorektorë, profesorë dhe sportistë.
Presidenti i FSUnK-së, z.Musa Selimi foli për formimin e kësaj federate në mars të këtij viti, pranimin në Federatën Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU) të bërë më 17 gusht 2017. Ai kërkoi mbështetje nga qeveria dhe tha se ideja e themelimit të kësaj federate dhe shënimit të kësaj dite është që rinia studentore të vetëdijësohet dhe të merret edhe me sport.
Me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani, i cili 2017-tën e quajti vit të rëndësishëm për sportin universitar, pasi brenda këtij viti u themelua FSUnK-ja, e cila po ashtu u anëtarësua në FISU. Sipas tij, formimi i kësaj federate ishte pjesë e planit strategjik dhe misionit të KOK-ut, pasi KOK ishte nismëtar për themelimin e kësaj federate.
Presidenti i FSUSH-së, z.Besnik Veliu theksoi se bashkarisht me z.Selimi janë pajtuar të formojnë Ligën Studentore Universitare Shqipëri – Kosovë.
Për dobishmërinë e formimit të kësaj federate, foli edhe kampioni i karatesë në Kampionatin Evropian të Universiteteve, Alvin Karaqi, si dhe zëdhënësi i qeverisë, z.Arbër Vllahiu dhe prorektorja e Universitetit të Prishtinës, znj.Teuta Pustina.
Të pranishmit u argëtuan edhe me performimin e studentëve në sportin e karatesë, gjimnastikës dhe vallëzim klasik, derisa në fund organizatorët shtruan një koktej rasti.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0