Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U hap Kampionati Evropian i peshëngritjes U-15 dhe U-17, që po mbahet në Prishtinë

23.09.2017 19:32:32

Organizuar nga Federata e Peshëngritjes e Kosovës (FPK) është hapur Kampionati i parë Evropian për U-15 dhe U-17, që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe ku po marrin pjesë peshëngritësit më të mirë në Evropë.

Në ceremoninë hapëse, i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (FEP), italiani z.Antonio Urso, zyrtarë tjerë të Federatës Evropiane dhe Botërore, president të federatave të ndryshme evropiane, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, zyrtarë të qeverisë, ambasadorë etj.

Ceremonia filloi me një minutë heshtje në përkujtim të ish-kryetarit të Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, z.Ali Sekiraqa, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar. Më pas, performimi i Ansamblitë “Bajram Curri” i dha edhe më shumë hijeshi ceremonisë.

Kryetari i tanishëm i kësaj federate, z.Astrit Hasani, duke falënderuar drejtuesit e FEP-it për dhënien e organizimit, tha ndër të tjera se ky Kampionat do të shërbejë për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit të peshëngritjes në Kosovë.

Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, z.Antonio Urso, theksoi se është privilegj për të dhe FEP-in dhënia e organizimit të Kampionatit, një vendi siç është Kosova, derisa shtoi se ky do të jetë vetëm një test për Federatën tonë, në mënyrë që në të ardhmen t’ju jepen edhe organizime më të mëdha.

Në fjalimin e tij, presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani, kujtoi të ndjerin z.Ali Sekiraqa, falë kontributit të të cilit FPK-ja fitoi projektin për ta organizuar një ngjarje të tillë. Z.Hasani ua konfirmoi mysafirëve gatishmërinë e Lëvizjes Olimpike për të ndihmuar në zhvillimin e peshëngritjes në Kosovë, për të cilin sport tha se Kosova në të ardhmen synon të fitojë medalje olimpike, duke ndjekur rrugën e xhudistes Majlinda Kelmendit

Në fund, drejtuesit e FPK-së, ndanë mirënjohje për mysafirët dhe ata që ndihmuan në zhvillimin e këtij Kampionati, i cili do të mbahet deri më 30 shtator.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0