Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Të premten fillon kursi për administratorë të sportit për Federatën e Xhudos e Kosovës

25.09.2017 11:52:57

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, do të vazhdojë me organizimin e kurseve bazike për administratorë të sportit.
Këtë herë, kursi mbahet për Federatën e Xhudos e Kosovës, ku krahas administratorëve të federatës, pritet të marrin pjesë edhe trajnerë, gjyqtarë e xhudistë.
Kursi fillon të premten (29 shtator 2017) dhe mbahet për tri ditë radhazi në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët njëherit janë sponsor të KOK-ut.
Ligjërues të përhershëm janë: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z.Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/Drejtor Programi, znj.Elda Gjoka, Drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS.
Krahas tyre, do të ligjërojë edhe slloveni, z.Damjan Pintar, ekspert i jashtëm i marketingut, i dërguar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili po qëndron në Kosovë, në implementimin e planit të marketingut të KOK-ut.
Deri më tani, në kuadër të planit strategjik 2017-2020, KOK-u ka organizuar nëntë kurse bazike për administratorë të sportit, kurse deri në fund të vitit planifikon të organizojë gjithësej 14 kurse të tilla, me federata të ndryshme olimpike.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0