Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Komiteti Olimpik i Spanjës mbron me argumente vendimin për të ftuar Kosovën në Lojërat Mesdhetare

25.09.2017 16:12:54

Këshilli i Lartë Sportiv i Spanjës kanë kritikuar Komitetin Olimpik të Spanjës, të cilët pa u konsultuar me qeverinë e Spanjës kanë ftuar Komitetin Olimpik të Kosovës në Lojërat e XVIII Mesdhetare, që mbahen në qershor të vitit të ardhshëm në Tarragona të Katalunisë.

Siç dihet, Spanja nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe sipas mediave spanjolle dhe këtij Këshilli, të njëjtën gjë është dashur ta bëjë edhe Komiteti Olimpik i Spanjës (COE).
Mirëpo, presidenti i këtij komiteti, Alejandro Blanco ka shpjeguar arsyet përse kanë ftuar ekipin olimpik të Kosovës në këto Lojëra.
“Ne nuk varemi nga qeveria, ne varemi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), të cilët e kanë pavarësinë e Lëvizjes Olimpike në lidhje me politikën. Pothuajse asnjë Komitet Olimpik Kombëtar nuk ka përfaqësues të qeverisë. Prandaj, ne i përgjigjemi vetëm Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”, ka deklaruar Blanco për gazetën “elespanol.com”, përcjellë uebfaqja zyrtare e KOK-ut, “noc-kosovo.org”.
Sipas gazetës në fjalë, akuzat e Këshillit të Lartë Sportiv, që vepron në bazë të Ministrisë së Jashtme të Spanjës bazoheshin në atë se Komiteti Olimpik i Spanjës po i njeh Komitetet e vendeve, të cilat shteti i Spanjës nuk i njeh.
Mirëpo, këto akuza janë kundërshtuar me argumente nga i pari i Komiteti Olimpik të Spanjës.
“Ata menduan se ne mund të njohim federata apo komitete kombëtare, por ne nuk kemi fuqi të veprojmë jashtë Spanjës. Kosova do të marrë pjesë, sepse ata janë njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Lojërat Mesdhetare janë gara të Komiteteve Olimpike, jo të shteteve. Ne nuk e njohim Kosovën. Është Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që i njeh! Prandaj, ne jemi të obliguar t’i ndjekim vendimeve e tyre dhe këtu nuk ka debat, pasi ne varemi prej tyre. Statutet tona janë aprovuar nga KON, por ne gjithashtu nuk veprojmë kundër ligjeve të Spanjës”, ka shtuar Blanco.
Lojërat Mesdhetare mbahen në qershor të vitit të ardhshëm.

Peshëngritësit nuk u lejuan të marrin pjesë në kampionatin evropian në Prishtinë
Këshilli i Lartë Sportiv i Spanjës thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Jashtme të Spanjës për të mos njohur Kosovën, derisa kujtojnë masat e marra për një peshëngritës nga Valladolidi, i cili kishte shprehur dëshirën të marrë pjesë në kampionatin evropian të peshëngritjes për U-15 dhe U-17, që po mbahet në Prishtinë.
“Spanja nuk e njeh shpallljen e njëanëshme të Pavarësisë së Kosovës, e as shtetësinë e saj, prandaj kjo e bënë të pamundur pjesëmarrjen e sportistëve spanjollë në ngjarjen sportive të organizuar nga ta. Nëse dikush merr pjesë, ai nuk mund të përfaqësojë Spanjën, ose të garojë me flamurin e Spanjës. E nëse do të përfaqësohej, atëherë suksesi do të ishte thjesht individual, pasi nuk e ka autorizimin e Këshillit të Lartë Sportiv dhe MPJ-jsë”, thuhet në deklaratën dhënë mediumit spanjoll.
Kampionati i peshëngritjes ka filluar të shtunën dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0