Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Hasan Akkus: Kosova është gatshme të organizojë Kampionate edhe më të mëdha

30.09.2017 18:14:03

Federata e Peshëngritjes së Kosovës me në krye z.Astrit Hasani, ka organizuar për herë të parë Kampionatin Evropian U-15 dhe U-17, që për tetë ditë u mbajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë Kampionat ishin edhe presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Urso dhe sekretari i përgjithshëm, Hasan Akkus.
Akkus në një intervistë për uebfaqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës, “noc-kosovo.org”, foli për kampionatin e organizuar nga FPNK.
“Federata e Peshëngritjes së Kosovës organizoi kampionatin e parë, edhe pse Kosova është ende një vend i ri. Këtu ishin rreth 400 sportistë, zyrtarë, gjyqtarë dhe të tjerë, që ishte një numër shumë i mirë. Sot ishte dita e fundit dhe ky ishte një test për FPNK, të cilët bënë gjithçka perfekt dhe unë jam i lumtur që do të kthehem në shtëpi me memorie shumë të mirë”, tha Akkus për “noc-kosovo.org”.
Sipas tij, testi u kalua me sukses dhe Kosovës iu hapë një derë e re për organizime tjera.
“Kosova dhe Prishtina janë gati për organizime edhe më të mëdha. Federata e Peshëngritjes së Kosovës mund të organizojë çdo Kampionat Evropian, qoftë edhe për seniorë. Këtu pati edhe zyrtarë ndërkombëtar që po ashtu patën përshtypje të mira”.
Akkus foli edhe për peshëngritjen në Kosovë. “Ju jeni federatë e re dhe që keni një kryetar të ri si Astrit Hasani, që e ka zhvilluar shumë shpejtë peshëngritjen në Kosovë. Por, për të pasur sportistë për nivele ndërkombëtare duhet edukim afatgjatë dhe jo vetëm një apo dy vite”, shtoi ai.
Në fund, ai pati edhe një mesazh për qeverinë e Kosovën. “Ky ishte organizim i nivelit të lartë dhe natyrisht se e dimë që pa përkrahjen e qeverisë, askush nuk mund ta organizojë këtë. Përkrahja e qeverisë i nevojitet të gjitha federatave botërore, prandaj të gjithë duhet ta dinë se për organizime të tilla nevojiten parat”.
Kjo ishte ngjarja më e madhe këtë vit e organizuar nga një federatë sportive në Kosovë.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0