Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Toyota pritet të zgjerojnë bashkëpunimin

04.10.2017 16:55:11

Drejtuesi i Kompanisë automobile Toyota me seli në Lubljanë, presidenti z.Kensuke Tsuchiya, i shoqwruar nga z.Bujar Hoxha, përgjegjës i Toyotas për Kosovë , kanë vizituar të mërkurën Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Ata u pritën ngrohtësisht nga presidenti i KOK-t, z.Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm z.Shasivar Haxhijaj dhe z.Endrit Syla, drejtor i Departamentit të Financave.

Toyota është sponsore e Komitetit Olimpik të Kosovës, bashkëpunim ky që ka filluar vitin e kaluar, për çka drejtuesit e KOK-ut falënderuan drejtuesit e kësaj kompanie për përkrahjen.

Të dy palët biseduan për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen, derisa mysafirët u interesuan edhe për aktivitetet që organizon KOK-u, për çka u informuan rrjedhimisht nga presidenti z.Hasani.
Vizioni dhe vlerat e KOK-ut përputhen me ato të Toyotas, për çka bashkëpunimi pritet të zgjerohet edhe në fusha të tjera.
Në fund, për mysafirët u ndanë disa dhurata simbolike, si libri “Debutimi i Artë” kushtuar përvjetorit të parë të medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendit.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0