Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, mori pjesë në prezantimin e produktit të ri të Syndrom Down Kosova

05.10.2017 15:56:16

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, ka marrë pjesë në prezantimin e produktit të ri të Shoqatës Syndrom Down Kosova, të bërë të enjten.
Mysafirë të shumtë ishin të pranishëm në promovimin e produktit të ri “Xhem 21 Mjedra”, produkt ky i përbërë nga mjedrat.
Dhjetëra persona të kësaj shoqate me Syndrom Down pritën ngrohtësisht mysafirët, duke iu shërbyer xhemin e prodhuar nga mjedrat dhe ëmbëlsira tjera të përgatitura nga ta.
Bashkëpunimi KOK – Syndrom Down Kosova është prej vitesh, ku kjo Shoqatë merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga KOK.
Presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani u njoftua për së afërmi nga drejtuesit e kësaj shoqate për produktet e tyre, duke i uruar ata për iniciativën e prodhimit të këtyre produkteve dhe kujdesin e Shoqatës ndaj këtyre personave.
I pari i Komitetit Olimpik të Kosovës shfrytëzoi rastin që bashkarisht me personat me Syndrom Down të bëjë foto duke promovuar produktet e tyre, derisa atyre u dhuroi edhe librin “Debutimi i Artë”, kushtuar përvjetorit të parë të medaljes së artë olimpike të Malinda Kelmendit.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0