Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Fituesi i katër normave olimpike, Albin Tahiri: “Pa bursën e KOK-ut do të isha në shtëpi”

06.10.2017 13:42:08

Albin Tahiri do ta shkruajë historinë e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, që mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.

Ai do të jetë bartës i flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave, në të cilat Kosova do të paraqitet për herë të parë. 28-vjeçari ka fituar normën olimpike në katër disiplina: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh dhe disiplinën e lëshimit (downhill).

Për t’u përgatitur sa më mirë për PyeongChang, Komiteti Olimpik i Kosovës i jep Tahirit bursë në vlerë 1 mijë dollarë në muaj. Falë kësaj burse, ai sot po përgatitet në qendrën skitare të Austrisë, “Molltaler Gletcher”.
Për përgatitjet, bursën dhe synimet në PyongChang 2018, Tahiri flet në intervistën për ueb-faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.

Përshëndetje Albin, si po shkojnë përgatitjet?
Përgatitjet po shkojnë sipas planit. Gjatë verës kam bërë përgatitje fizike si vrapim dhe në fitnes dhe tani është koha të përgatitem në borë. Kam ardhur në qendrën e skijimit, Molltaler Gletcher të Austrisë, së bashku me një ekip slloven. Është vërtetë majë e lartë, mbi 3 000 metra lartësi mbidetare.

Si janë kushtet në këtë qendër?
Kushtet janë shumë të mira, ka shumë borë, sidomos tani që jemi në fillim të muajit tetor dhe dimri është ende larg. Në mëngjes, bora është e fortë dhe perfekte për të skijuar. Por, pas orës 12:00 është më e butë. Këto dy ditë moti ishte i përshtatshëm, por në ditët e ardhshme, koha është e keqe, kështu që na duhet të kapim ditët e mira në javët e ardhshme.

Muaj më parë keni nënshkruar kontratë me KOK-un për bursën olimpike “PyeongChang 2018”, në vlerë 1 mijë dollarë në muaj. Sa po ju ndihmon kjo për t’u përgatitur?
Natyrisht se më ka ndihmuar për disa stërvitje, veçanërisht për përgatitje fizike, qendrën e fitnesit dhe për dietën e duhur, por nuk do të mjaftonte për përgatitjet në dimër, sepse skijimi është vërtetë i shtrenjtë. Më duhet të paguajë hotelet, qendrat e skijimit, shpenzime tjera dhe kam frikë se vetëm bursa nuk do të jetë e mjaftueshme. Po ashtu, nuk mund të blejë ski të reja që më duhen me ato para. Prandaj, pres ndihmë edhe nga Federata e Skitarisë së Kosovës. Ata më kanë thënë se do të më ndihmojnë, prandaj llogaris në ta. Por, më duhet të them se bursa është vërtetë e dobishme, sepse përgatiti veten me ato para. Pa atë bursë unë në këto momente do të isha në shtëpi.

T’i kthehemi LOD “PyeongChang 2018”. Ju keni fituar katër norma deri më tani. Cilat janë synimet tua?
Së pari dua të fitojë normën e pestë në kombinim alpik, sepse dua ta përfaqësojë Kosovën në të gjitha disiplinat. Prandaj, edhe po përgatitem për të bërë më të mirën. Dua ta përfaqësojë Kosovën si vend të barabartë edhe në sportet dimërore, jo vetëm në sportet verore. Po ashtu, bartja e flamurit në ceremoninë e hapjes së këtyre Lojërave do të jetë gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Natyrisht, do të marrë rezultatin më të mirë që mundem, konkurrentët janë me të vërtetë të fortë, por pavarësisht kësaj, unë dua ta bëjë Kosovën të jetë krenare me mua dhe të mos e dëshpërojë.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0