Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Edhe Federata e Pingpongut do të vijojë kursin bazik për administratorë të sportit

12.10.2017 15:16:49

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë kursin e 11-të bazik për administratorët e sportit, që këtë herë mbahet për Federatën e Pingpongut të Kosovës. Kursi do të mbahet për tri ditë radhazi në Hotel Sirius në Prishtinë dhe fillon nesër (e premte) prej orës 16:00.
Ligjërues të përhershëm janë: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z.Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor Programi, znj.Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, kurse të ftuar do të jenë edhe Driton Kuka, trajneri fitues i medaljes olimpike në xhudo dhe Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në MKRS.
Falë mbështetjes nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, KOK-u deri në fund të vitit do të organizojë edhe tri kurse tjera. Pas pingpongut kursin do ta vijojnë edhe Federata e Futbollit të Kosovës, ajo e Basketbollit dhe Peshëngritjes.
Në të njëjtën kohë, KOK-u po e organizon edhe trajnimin për trajnerë të çiklizmit, që po mbahet po ashtu në Hotel Sirius.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0