Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Drejtuesit e KOK-ut po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare

13.10.2017 10:33:29

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti z.Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm z.Shasivar Haxhijaj, po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që po mbahet në Tarragona të Spanjës.

Komiteti Olimpik i Kosovës është anëtarja e 25-të dhe e fundit e pranuar me të drejta të plota në Asamblenë e Jashtëzakonshme Gjenerale, të mbajtur më 30 tetor 2015 në Washington DC. Sekretari gjeneral i ICMG-së, z.Isidoros Kouvelos nga Greqia, gjatë fjalimit të tij para asambleistëve, përmendi pranimin e Kosovës. Sot pritet të pranohet edhe Portugalia.
Në Asamble do të mbahen zgjedhjet për mandatin e ardhshëm katër-vjeçar, ku do të zgjedhet presidenti, sekretari general dhe Bordi Ekzekutiv. Presidenti i tanishëm, z.Amar Addadi nga Algjeria dhe sekretari gjeneral, z. Kouvelos, nuk kanë kundërkandidat dhe pritet që ata të drejtojnë ICMG-në edhe për katër vitet e ardhshme.
Ndërkohë, kandidat për anëtar të Bordit Ekzekutiv është edhe sekretari gjeneral i Komitetit Olimpik të Shqipërisë (KOKSH), z.Stavri Bello.
Z.Hasani dhe z.Haxhijaj po e shfrytëzojnë rastin edhe për takime me drejtuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare dhe të Komiteteve Kombëtare.
Pikërisht në Tarragona, në qershor të vitit të ardhshëm do të mbahen Lojërat e XVIII-ta Mesdhetare, ku do të marrë pjesë edhe Kosova.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0