Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Fillon kursi bazik për administratorët e sportit për Federatën e Pingpongut të Kosovës

13.10.2017 17:30:21

Ka filluar të premten kursi i 11-të bazik për administratorët e sportit, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe mbështetur nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Kursi po mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë dhe do të zgjatë tri ditë me radhë.
Pjesëmarrës janë: administratorë të Federatës, të klubeve, trajnerë dhe pjesëmarrës tjerë të këtij sporti. Ndër ta, vijuese e kursit është edhe ish-kampionia e shumëfishtë në pingpong, znj.Besire Domaniku, njëherit anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.
Ligjërues të përhershëm janë: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z.Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor Programi, znj.Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, kurse të ftuar janë edhe Driton Kuka, trajneri fitues i medaljes olimpike në xhudo dhe Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në MKRS.
Pas pingpongut, kursin e njëjtë do ta vijojnë edhe Federata e Futbollit të Kosovës, ajo e Basketbollit dhe Peshëngritjes, që do ta qojnë në 14 numrin e përgjithshëm të kurseve të organizuara këtë vit.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0