Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, priti ambasadorin e Republikës së Kosovës në Japoni, Leon Malazogu

19.10.2017 18:11:54

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, ka pritur në zyrën e tij, ambasadorin e Republikës së Kosovës në Tokio të Japonisë, z.Leon Malazogu.

Presidenti z.Hasani falënderoi ambasadorin për vizitën e tij në KOK dhe e njoftoi në detaje për proceset nëpër të cilat po kalon KOK-u, me theks të veçantë pjesëmarrjen e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeong Chang 2018 dhe në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020.

Për në PyeongChang 2018 deri më tani Kosova ka fituar një normë olimpike me skitarin Albin Tahiri, i cili ka fituar normën në katër disiplina të skijimit alpik, derisa në muajt e ardhshëm pritet të fitojë normën, të paktën edhe një sportist.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni mbulon edhe Korenë e Jugut, meqenëse Kosova nuk ka ambasadë në këtë vend.
Z.Malazogu u informua nga z.Hasani edhe për pjesëmarrjen e Ekipit Olimpik në LOV Tokio 2020, për sportet dhe numrin e përafërt të sportistëve që mund të jenë të pranishëm!
Ambasadori z.Leon Malazogu shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në dy drejtime: në gjetjen e ndonjë Komune japoneze për të ndihmuar ekipin olimpik të Kosovës për fazën e parapërgatitjeve dhe të aklimatizimit në njërën anë, si dhe dërgimin e ndonjë eksperti në Kosovë, sidomos të sporteve tradicionale japoneze në Kosovë.
Në fund, presidenti z.Hasani mirëpriti gatishmërinë e komunave afër Tokios për bashkëpunim me KOK-un dhe vlerësoi lartë gatishmërinë e tyre për dërgimin e ndihmave të ndryshme në Kosovë, e në veçanti për dërgimin e ekspertëve të fushave të ndryshme.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0