Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sekretari gjeneral i Komitetit Olimpik Evropian, Raffaele Pagnozzi, viziton KOK-un

26.10.2017 13:02:41

Drejtuesi i lartë i Komitetit Olimpik Evropian, sekretari gjeneral, Raffaele Pagnozzi, do të vizitojë për disa ditë Komitetin Olimpik të Kosovës. z. Pagnozzi do të vijë të premten (nesër) dhe do të qëndrojë tri ditë. Sekretari gjeneral i KOE-s, z. Raffaele Pagnozzi do të ketë rastin të njoftohet nga afër me punën dhe aktivitetet e KOK-ut, si dhe me planin strategjik të KOK-ut 2017 - 2020.
z.Pagnozzi do të ligjërojë edhe në kursin bazik për administratorë të sportit për Federatën e Peshëngritjes së Kosovës, që fillon nesër (e premte) në Hotel Sirius në Prishtinë.
Kjo është vizita e radhës që drejtues të Komitetit Olimpik Evropian dhe atij Ndërkombëtar i bëjnë Komitetit Olimpik të Kosovës.
Në muajin korrik, KOK-u u vizitua nga Znj. Pamela Vipond, zëvendësdrejtoreshë e Solidaritetit Olimpik të KON-it dhe z.Gianluca de Angelis, menaxher administrativ në KOE, të cilët mbetën të ngazëllyer me punën dhe të arriturat e KOK-ut.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0