Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Peshëngritja, federata e 12-të që do të vijojë kursin bazik për administratorë të sportit

26.10.2017 17:23:32

Federata e Peshëngritjes së Kosovës do të vijojë për tri ditë radhazi kursin bazik për administratorë të sportit, që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Kursi, që është i 12-ti këtë vit, do të fillojë të premten (nesër) dhe mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët janë sponsor të KOK-ut.
Krahas ligjëruesve të rregullt të këtyre kurseve, për herë të parë do të ligjërojë edhe sekretari gjeneral i Komitetit Olimpik Evropian, italiani z.Raffaele Pagnozzi, i cili për disa ditë do të vizitojë Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ligjërues të përhershëm janë: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z.Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/Drejtor Programi, znj.Elda Gjoka, Drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, derisa i ftuar është edhe z.Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.
KOK, bazuar në ciklin olimpik 2017 – 2020, mbështet ngritjen e kapaciteteve të administratorëve të sportit dhe trajnerëve. Deri në fund të vitit do të mbahen 14 kurse për administratorë të sportit, kurse 11 për trajnimin e trajnerëve.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0