Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Federata e Peshëngritjes fillon kursin bazik, merr pjesë edhe trajneri i Kombëtares së Kosovës, Uzeyir Haciyev

27.10.2017 14:22:09

Ka filluar kursi i 12-të bazik për administratorë të sportit, që po mbahet për Federatën e Peshëngritjes së Kosovës. Ftesës së Komitetit Olimpik të Kosovës, i janë përgjigjur 16 administratorë të federatës, klubeve, trajnerë, peshëngritës dhe zyrtarë tjerë.
Pjesëmarrës në kurs është edhe trajneri i Kombëtares së Kosovës në peshëngritje, z.Uzeyir Haciyev nga Turqia, i cili më parë ka drejtuar edhe Kombëtaren e Turqisë, Rusisë dhe Azerbajxhanit.
Vijuesve të kursit do t’u ligjërojë të shtunën edhe sekretari general i Komitetit Olimpik Evropian, z.Raffaele Pagnozzi, i cili do të vizitojë Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ligjërues të përhershëm janë: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z.Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/Drejtor Programi, znj.Elda Gjoka, Drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, derisa i ftuar është edhe z.Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.
Kursi po mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, derisa do të zgjatë tri ditë.
KOK, bazuar në ciklin olimpik 2017 – 2020, mbështet ngritjen e kapaciteteve të administratorëve të sportit dhe trajnerëve. Deri në fund të vitit do të mbahen 14 kurse për administratorë të sportit, kurse 11 për trajnimin e trajnerëve.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0