Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Pritje e ngrohtë e zv/kryeministrit Behgjet Pacolli për sekretarin gjeneral të KOE-s, Raffaele Pagnozzi dhe KOK-un

28.10.2017 13:24:45

Sekretari gjeneral i Komitetit Olimpik të Evropës, z.Raffaele Pagnozzi dhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti z.Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm z.Shasivar Haxhijaj, janë pritur ngrohtësisht nga zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli, njëherit ministër i Punëve të Jashtme.

Z.Pacolli falënderoi z.Pagnozzin për vizitën që po i bënë Kosovës, duke i premtuar përkrahje të fuqishme të qeverisë për sportin kosovar. Takimi u mbajt në rezidencën e z.Pacolli në Hajvali.“Një shtet pa sport është si një trup pa gjymtyrë, prandaj ne duhet ta mbështesim sportin dhe aktivitetet sportive në të gjitha mënyrat. Njerëzit që përfaqësojnë sportin janë ambasadorët më të mirë tonë. Prandaj, vizita e z.Pagnozzi është shumë e rëndësishme dhe do të doja ta shoh edhe ai se ne e duam sportin dhe merremi seriozisht me të”, u shpreh ndër të tjera z.Pacolli, i cili KOK-ut i premtoi se do të punojë t’ua sigurojë një ndërtesë të re.Z.Pagnozzi u ndje falënderues për pritjen e bërë, duke thënë se medalja e artë olimpike e Majlinda Kelmendit, ia ka hapur dyert e zhvillimit sportit kosovar.“Më duhet të them se kam përshtypje jashtëzakonisht të mira nga kjo vizitë, jo vetëm për punën që Komiteti Olimpik i Kosovës është duke e bërë, por mbi të gjitha vizita e këtij mëngjesi demonstron që autoritetet politike kanë qasje shumë të afërt me sportin. Besoj që pas medaljes së artë ne Rio, sigurisht se Kosova ka shanse të mëdha për t’u zhvilluar, sepse të gjithë jemi të fokusuar ta ndihmojmë Kosovën” tha ndër të tjera z.Pagnozzi.Sipas tij, Kosova ka zgjedhur rrugën më të mirë në sensin e organizimit të mirë të brendshëm, por janë duke bërë edhe një punë të thellë për të krijuar një strukturë të udhëheqësve sportivë, e kjo është shumë e rëndësishme për botën e sportit.Presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani e quajti vizitën e Pagnozzit jashtëzakonisht të rëndësishme, derisa falënderoi z.Pacollin në emër të Lëvizjes Olimpike për pritjen dhe përkrahjen që i ka bërë sportit në vazhdimësi.“Komiteti Evropian dhe ai Ndërkombëtar me të drejtë na konsiderojnë se jemi një foshnje e porsalindur tre vjeçare dhe duan që ne të rritemi shëndetshëm dhe fuqishëm. Sot jemi këtu tek  zëvendëskryeministi z.Pacolli dhe kjo dëshmon se bashkëpunimi midis pjesës joqeveritare dhe qeveritare është jashtëzakonisht i mirë. Personalisht z.Pacolli na ka vizituar edhe në KOK me kapacitete tjera, dhe vazhdon të na mbështes pasi ne kemi edhe një partneritet me Mabetex dhe kjo ka rëndësi të madhe për ne”, tha ndër të tjera z.Hasani.Në fund, z.Pragnozzi dhe z.Pacolli shkëmbyen dhurata simbolike. 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0