Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Peshëngritja mbylli me sukses kursin bazik, në të cilin u ligjëroi edhe sekretari gjeneral i KOE-s, Raffaele Pagnozzi

29.10.2017 17:44:55

17 administratorë, zyrtarë të federatës, të klubeve, trajnerë e peshëngritës janë çertifikuar të dielën pas vijimit tre ditorë të kursit bazik për administratorë të sportit, që u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë.

Ata patën nderin t’iu ligjërojë edhe sekretari general i Komitetit Olimpik të Evropës, z. Raffaele Pagnozzi, i cili për tri ditë vizitoi Komitetin Olimpik të Kosovës. Në mesin e vijuesve ishin edhe kryetari i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, z.Astrit Hasani, si dhe trajneri i Kombëtares së Kosovës në Peshëngritje, z.Uzeyir Haciyev, i cili më parë kishte drejtuar edhe Kombëtaren e Turqisë, Rusisë dhe Azerbajxhanit.
Vijuesit e kursit u shprehën të lumtur që federata e tyre u përzgjodh për të vijuar këtë kurs.
Ligjërues të përhershëm ishin: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z.Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/Drejtor Programi, znj.Elda Gjoka, Drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, derisa i ftuar ishte edhe z.Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.
KOK, bazuar në ciklin olimpik 2017 – 2020, mbështet ngritjen e kapaciteteve të administratorëve të sportit dhe trajnerëve. Deri në fund të vitit do të mbahen 14 kurse për administratorë të sportit, ku në radhë është Federata e Futbollit të Kosovës dhe më pas Federata e Basketbollit të Kosovës.
Ndërkohë, që nga 1 nëntori, KOK-u, falë mbështetjes që ka marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, do të vazhdojë me trajnimin e trajnerëve, ku në radhë është Federata e Pingpongut të Kosovës, të cilët do ta vijojnë nivelin e dytë.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0