Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sekretari gjeneral i KOE-s, Raffaele Pagnozzi, u nda i kënaqur me vizitën në KOK

30.10.2017 15:08:22

Sekretari gjeneral i Komitetit Olimpik të Evropës, z.Raffaele Pagnozzi, ka përfunduar të dielën vizitën e tij tre ditore në Komitetin Olimpik të Kosovës.
Z.Pagnozzi u nda i ngazëllyer me punën e KOK-ut, në vetëm tri vjet të pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, derisa përmendi edhe medaljen e artë të xhudistes, Majlinda Kelmendi, të fituar në RIO 2016.
Sekretari gjeneral i KOE-s z.Pagnozzi të shtunën paradite u prit edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli, njëherit ministër i Punëve të Jashtme.
“Më duhet të them se kam përshtypje jashtëzakonisht të mira për punën që Komiteti Olimpik i Kosovës po bënë, por edhe për vizitën që kisha tek z.Pacolli. Ajo vizitë demonstron që autoritetet politike kanë qasje shumë të afërt me sportin. Besoj që pas medaljes së artë ne Rio, sigurisht se Kosova ka shanse të mëdha për t’u zhvilluar, sepse të gjithë jemi të fokusuar ta ndihmojmë Kosovën. Kosova dhe KOK-u janë në rrugën e duhur”, deklaroi italiani z.Pagnozzi.
Të shtunën në mesditë ai ligjëroi në kursin bazik për administratorë të sportit, që këtë fundjavë u mbajt për Federatën e Peshëngritjes së Kosovës.
I shoqëruar nga sekretari gjeneral i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Shasivar Haxhijaj dhe stafi tjetër, z. Raffaele Pagnozzi vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Fillimisht ai bëri homazhe tek varrezat dhe më pas vizitoi Muzeun historik të Rezistencës së Jasharajve me në krye komandantin legjendar, Adem Jashari.
Presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani e quajti jashtëzakonisht të rëndësishme vizitën e z.Raffaele Pagnozzi, duke thënë se KOE dhe KON duan që Kosova të rritet shëndetshëm dhe të bëhet e fuqishme.
Në fund të vizitës së zyrtarit të lartë të KOE-së, presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani, ndau dhurata simbolike për z.Pagnozzit, në shenjë falënderimi për vizitën dhe kontributin e tij në anëtarësimin e KOK-ut në KON, derisa i njëjti kishte dhurata edhe për KOK-un.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0