Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK dhe FHK takohen për të thelluar bashkëpunim në çështje të ndryshme, me fokus të veçantë për sportistët

30.10.2017 16:03:56

Në mënyrë që bashkëpunimi me federatat të jetë edhe më i frytshëm, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti z.Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm z.Shasivar Haxhijaj, do të takojnë drejtuesit më të lartë të të gjitha federatave.
Me këtë rast, të hënën, z.Hasani dhe z.Haxhijaj zhvilluan një takim pune me drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidentin, z.Eugen Saraqini dhe sekretarin gjeneral, z.Izet Gjinovci.
Palët njoftuan njëra-tjetrën për aktivitetet e deritashme dhe ato që kanë mbetur deri në fund të vitit, për aktivitetet e mundshme të përbashkëta për vitin e ardhshëm dhe çështje tjera.
Po ashtu, u diskutua për hartimin e rregullores për sponsorizim, rreth procesit të kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, për përmirësimin e komunikimit të ndërsjellë etj.
Kërkesa e FHK-së ishte që KOK-u dhe të gjitha federatatat të kenë një platformë të përbashkët karshi sfidave që i ka sporti sot në Kosovë.
Kujtojmë që pikërisht Federata e Hendbollit të Kosovës me Kombëtaren e femrave (seniore) ishte përfituese e grantit ekiporë të fituar nga KOK-u në Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në vlerë 60 mijë dollar, për çka drejtuesit e FHK-së u shprehën mirënjohës ndaj KOK-ut.



 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0