Nesër fillon kursi për trajnimin e trajnerëve të Pingpongut, niveli 2
31.10.2017 11:51:21
Federata e Pingpongut të Kosovës do të vijojë nivelin e dytë për trajnimin e trajnerëve, që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ligjërues do të jetë eksperti ndërkombëtar nga Federata Ndërkombëtare e Pingpongut (ITF) amerikani, Christian Lillieroos.
Trajnimi fillon nesër (e mërkurë) dhe zgjatë deri më 8 nëntor 2017, derisa mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë.
Ky është trajnimi i pestë për trajnerë, kurse deri në fund të vitit do të organizohen gjithësej 11 trajnime.
KOK, bazuar në ciklin olimpik 2017 – 2020, mbështetë ngritjen e kapaciteteve të administratorëve të sportit dhe trajnerëve. Pikërisht Federata e Pingpongut të Kosovës vijoi me sukses edhe kursin bazik për administratorë të sportit.