Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Albin Tahiri fiton normën e pestë olimpike për LOD PyeongChang 2018

01.11.2017 15:42:25

Skitari ynë, Albin Tahiri, ka arritur synimin e madh të tij, për të fituar normën olimpike në pesë disiplina të ndryshme për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.Kosova do të shkruajë historinë e saj, duke debutuar në këto Lojëra. Tahiri është skitari i vetëm deri më tani që ka fituar normën olimpike për Kosovën. Lojërat Olimpike Dimërore mbahen prej 9-26 shkurt të vitit të ardhshëm.
“Synimi im tani për tani ishte të fitojë normën edhe në disiplinën e pestë dhe ta përfaqësojë Kosovën në pesë disiplina, për çka jam shumë i lumtur. Synimet tani janë të marrë rezultatin më të mirë që mundem në PyeongChang 2018. Konkurrentët janë me të vërtetë të fortë, por pavarësisht kësaj, unë dua ta bëjë Kosovën të jetë krenare me mua dhe të mos e dëshpërojë”, ka thënë Tahiri për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.
Konfirmimin për arritjen e normës së pestë olimpike e ka dhënë edhe Federata Botërore e Skitarisë, në faqen e saj zyrtare “data.fis-ski.com”.
28-vjeçari ka fituar normën olimpike edhe në disiplinat tjera si: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh dhe disiplinën e lëshimit (doënhill).
Tahiri ditë më parë ishte në përgatitje në qendrën skitare të Austrisë, “Molltaler Gletcher”.
Kujtojmë që KOK-u mbështetë Albinin me 1 mijë dollarë për çdo muaj, për t’u përgatitur sa më mirë për LOD PyeongChang 2018, falë mbështetjes së marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0