Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ajka e pingpongut kosovarë i përgjigjet pozitivisht ftesës së KOK-ut për kursin e trajnimit të trajnerëve

01.11.2017 18:21:40

15 trajnerë, ish-trajnerë dhe kampionë të pinpongut, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Komitetit Olimpik të Kosovës për vijimin e nivelit të dytë të kursit për trajnimin e trajnerëve.
Pjesëmarrës në kurs janë edhe kampionët e shumëfishtë të pingpongut, Besart dhe Besire Domaniku, kryetari i FPPK-së, Nehat Çitaku, gjyqtari ndërkombëtar, Jeton Beqiri, etj.
Kursi ka filluar të mërkurën pasdite në Hotel Sirius në Prishtinë, ku do të mbahet pjesa teorike, kurse pjesa praktike do të organizohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Trajnimi zgjatë deri më 8 nëntor.
Ligjërues është eksperti ndërkombëtar nga Federata Ndërkombëtare e Pingpongut (ITF) amerikani, Christian Lillieroos, i cili u shpreh i lumtur që është përzgjedhur për të ligjëruar në kursin për nivelin e dytë.
“Çështjet kryesore që do të ligjëroj janë pingpongu në nivelin teknik dhe të gjitha rrugët që qojnë në medaljen e artë olimpike. Shumë trajnerë mendojnë se teknika është gjithçka, por ka edhe shumë gjëra tjera për të mësuar dhe për të qenë trajner i mirë. Ne kemi katër kurse dhe ky është i dyti. Të parin e kanë kaluar rreth 90 për qind, kurse në të dytin zakonisht 50 për qind dështojnë”, tha Lilleroos për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.
Ky është trajnimi i pestë për trajnerë i organizuar nga KOK, kurse deri në fund të vitit do të organizohen gjithësej 11 trajnime.
KOK, bazuar në ciklin olimpik 2017 – 2020, mbështetë ngritjen e kapaciteteve të administratorëve të sportit dhe trajnerëve. Pikërisht Federata e Pingpongut të Kosovës vijoi me sukses edhe kursin bazik për administratorë të sportit. Të dy këto kurse mbështeten nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0