Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

ANOC konfirmon mbajtjen e Lojërave Botërore në rërë, San Diego 2019

03.11.2017 16:05:45

Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) ka konfirmuar edhe zyrtarisht mbajtjen e Lojërave Botërore në rërë, San Diego 2019.Lojërat e tilla do të organizohen për herë të parë, derisa do të mbahen në muajin tetor të vitit 2019 në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lojërat do të organizohen në 17 disiplina të sporteve të ndryshme të rërës, kurse pjesëmarrëse pritet të jetë edhe Kosova.
Sportet e konfirmuara janë: Basketboll 3X3, stil i lirë në BMX, hendboll dhe karate disiplina në kata, së bashku me disiplinat tjera si: sërfi, futboll, not në ujë të hapur, tenis, duatlon dhe volejboll 4x4. Programi do të kompletohet edhe me bouldering (ngjitje lartë), wakeboarding (disiplinë e sërfit), kërcim me ski në ujë, kiteboarding (disiplinë e sërfit) dhe mundje në rërë.
Kosova momentalisht ka disiplinën e volejbollit në rërë dhe notin në ujëra të hapura.
Komiteti Olimpik i Kosovës në muajt e ardhshëm pritet të mbajë takime me federata për të shqyrtuar mundësinë e shtimit të ndonjë disipline të tillë, në mënyrë që Kosova të ketë ekipë më të gjerë për në San Diego 2019.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0