Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Të shtunën fillon kursi për trajnimin e trajnerëve të atletikës, të dielën për të shigjetarisë

03.11.2017 16:12:02

Komiteti Olimpik i Kosovës do të fillojë këtë fundjavë me organizimin e kursit të gjashtë dhe të shtatë për trajnimin e trajnerëve, të tretin vetëm gjatë këtij muaji. Të shtunën (nesër) në ora 8:00 do të fillojë kursi për trajnerët e Federatës së Atletikës së Kosovës.

Pjesa teorike do të organizohet në Hotel Sirius në Prishtinë, kurse praktika në sallën e Kolegjit Universi në Bardhosh. Kursi zgjatë deri më 15 nëntor 2017.
Ligjërues do të jenë ekspertët ndërkombëtar të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, z.Bostjan Bradesko dhe z.Robi Kreft.
Ndërkohë, të dielën kursi i njëjtë fillon edhe për Federatën e Shigjetarisë së Kosovës, të cilët do t’i vijojnë ligjëratat në Hotel Sirius në Prishtinë. Ligjërues do të jetë eksperti ndërkombëtar, Agron Mala, njëherit kryetar i kësaj federate. Kursi zgjatë deri më 12 nëntor 2017.
Të njëjtin kurs, por nivelin e dytë, që nga e mërkura janë duke e vijuar trajnerët e pingpongut.
KOK, bazuar në ciklin olimpik 2017 – 2020, mbështet ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, ku falë mbështetjes që ka marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, vetëm gjatë këtij viti do të organizojë 11 kurse për trajnimin e trajnerëve.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0