Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani priti ekspertin ndërkombëtar të pingpongut, Christian Lillieroos

06.11.2017 13:20:21

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, priti ngrohtësisht ekspertin ndërkombëtar të pingpongut, z.Christian Lillieroos, i cili shoqërohej nga kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, z.Nehat Çitaku dhe ish-kampionia e shumëfishtë e këtij sporti në Kosovë, znj.Besire Domaniku, njëherit anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.
z.Lillieroos me prejardhje nga Suedia, por prej shumë vitesh me qëndrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është duke ligjëruar për nivelin e dytë të kursit për trajnimin e trajnerëve të pingpongut, që po organizohet nga KOK-u, me mbështetjen e Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Z.Hasani falënderoi z.Lillieroos për përvojën që po e sjell tek trajnerët e pingpongut, duke vlerësuar lartë rolin krucial që luajnë trajnerët për ngritjen e performancës së sportistëve, si dhe nevojën e ngritjes së njohurive dhe performancës së trajnerëve për të përmbushur kërkesat e sportistëve për trajnime cilësore dhe bashkëkohore.
Presidenti z.Hasani e njoftoi ekspertin ndërkombëtar z.Lillieroos për sfidat e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të federatave në përgjithësi, me theks të veçantë sportin e pingpongut, i cili si shumë sporte tjera, në kohën e izolimit zhvilloi aktivitete në objekte të improvizuara.
Z.Lillieroos u interesua për gjendjen e sportit në përgjithësi, si dhe të arriturat, derisa theksoi rëndësinë që kanë kurset për trajnerë, sidomos niveli 2, në të cilin ai është duke ligjëruar.
Në fund, z.Hasani ndau dhurata simbolike për z.Lillieroos, përfshirë librin “Debutimi i Artë”, kushtuar medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendit.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0