Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Pingpongu përfundoi me sukses nivelin e dytë të kursit për trajnimin e trajnerëve

08.11.2017 20:38:45

Trajnerë, ish-trajnerë dhe kampionë të pingpongut, kanë përfunduar me sukses edhe nivelin e dytë të kursit për trajnimin e trajnerëve.Pas tetë ditësh trajnimi teorik dhe praktik, të udhëhequr nga eksperti ndërkombëtar i Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut (ITTF), z.Christian Lillieroos, vijuesit e kursit morën çertifikatat, të cilat u ndanë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, z.Shasivar Haxhijaj, z.Christian Lillieroos dhe kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, z.Nehat Çitaku.
“Jam i lumtur me paraqitjen e trajnerëve. Të gjithë kanë punuar ekstremisht shumë këto ditë. Rezultati nuk ishte shumë i mirë në teori, pasi për disa trajnerë ishte e vështirë, kurse praktika pati rezultate më të mira”, tha z.Lillieroos për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.
Pjesëmarrës në kurs ishin edhe kampionët e shumëfishtë të pingpongut, Besart dhe Besire Domaniku, kryetari i FPPK-së, Nehat Çitaku, gjyqtari ndërkombëtar, Jeton Beqiri, etj, të cilët u ndanë të kënaqur me vijimin e këtij kursi.
“Kurs shumë i qëlluar, pasi kemi mësuar gjëra për të cilat kemi pasur vetëm njohuri elementare. Besoj që këto që i mësuam do t’i zbatojmë tek fëmijët dhe të tjerët”, u shpreh Besart Domaniku.
Ky ishte kursi i pestë për trajnimin e trajnerëve i organizuar nga KOK, kurse deri në fund të vitit do të organizohen gjithsej 11 sosh.
Momentalisht, kursin e njëjtë, por për nivelin e parë, po e vijojnë edhe Federata e Shigjetarisë dhe e Atletikës.
KOK, bazuar në ciklin olimpik 2017 – 2020, mbështetë ngritjen e kapaciteteve të administratorëve të sportit dhe trajnerëve. Pikërisht Federata e Pingpongut të Kosovës vijoi muajin e kaluar edhe kursin bazik për administratorë të sportit. Të dy këto kurse mbështeten nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0