Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK organizon nesër seminarin për Gjykatën e Arbitrazhës Sportive

09.11.2017 16:28:54

Komiteti Olimpik i Kosovës të premten (nesër) organizon për herë të parë seminarin për Gjykatën e Arbitrazhës Sportive, ku do të ligjërojë eksperti ligjor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Brent John Nowicki.

z. Nowicki është kryetar i Këshillit Menaxhues të Divizionit të Anti-Dopingut në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport në Lozanë të Zvicrës.
Seminari mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, me fillim nga ora 13:30.
Asambleja e shtatë Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës e mbajtur më 21 dhjetor 2016, ka zgjedhur Këshillin e Arbitrazhës Sportive, të cilën e përbëjnë 9 anëtarë dhe në kuadër të këtij këshilli funksionon Gjykata e Arbitrazhës Sportive në Kosovë.
Qëllimi i këtij seminari është zgjerimi i njohurive të KOK-ut, Këshillit të Arbitrazhës Sportive të Kosovës dhe të vetë federatave sportive, rreth procedurave dhe rasteve të ndryshme të CAS-it.
Pjesëmarrës pritet të jenë anëtarë të Komisioneve Disiplinore që veprojnë në kuadër të federatave, si dhe juristë të ndryshëm.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0