Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Seria prej 14 kurseve bazike për këtë vit përfundon me Federatën e Futbollit dhe Basketbollit!

09.11.2017 16:51:27

Administratorët e sportit të Federatës së Futbollit të Kosovës do të vijojnë kursin bazik për administratorë të sportit, të organizuar nga Komitetit Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Krahas zyrtarëve të FFK-së, pjesëmarrës pritet të jenë edhe administratorë të klubeve të shumta të futbollit.
Kursi, i cili fillon nesër dhe zgjatë deri të dielën, mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë.
Ligjërues do të jenë edhe z.Brent John Nowicki, kryetar i Këshillit Menaxhues të Divizionit të Anti-Dopingut në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, në Lozanë të Zvicrës, si dhe eksperti i marketingut nga Kanada, z.Sylvain Leclerc, Memos 18, SO-KON.
Ndërkohë, ligjërues të përhershëm janë: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z.Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor Programi, znj.Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, kurse i ftuar është edhe Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në MKRS.
Ky është kursi i 13-të i organizuar nga KOK-u këtë vit, kurse deri në fund vitit do të mbahet edhe kursi bazik për administratorët e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0