Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Anëtaret e BE të KOK-ut, Shqipe Bajçinca dhe Shqipe Zogiani po marrin pjesë në seminarin për Menaxhimin Sportiv

10.11.2017 09:57:06

Anëtaret e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, znj. Shqipe Bajçinca – Brestovci dhe znj. Shqipe Zogiani, po marrin pjesë në seminarin e 4-të ndërkombëtar për Menaxhimin Sportiv, i cili po organizohet nga Komiteti Olimpik i Shqipërisë, në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).
Tema e seminarit është: "Të menaxhuarit strategjikisht të organizatës sportive - rruga për sukses", kurse ligjërues janë: z. Luc Vandeputte nga rrjeti MEMOS, Prof. Assoc. Ivan Sandanski nga Akademia Kombëtare e Sportit, znj. Sofie Bulgari dhe Dr. Stavri Bello nga KOKSH.
Në seminarin që po mbahet në Durrës, po marrin pjesë përfaqësues të 10 Komiteteve Olimpike të pellgut të Mesdheut.
Seminari ka filluar sot dhe do të zgjasë deri të shtunën (nesër).

Dy përfaqësueset e KOK-ut do të përfitojnë shumë nga ky seminar, kështu që nga viti i ardhshëm edhe KOK do të organizojë seminarin e parë ndërkombëtar në bashkëpunim me ICMG.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0