Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Pjesëmarrje masive në seminarin ndërkombëtar të Gjykatës së Arbitrazhës Sportive

10.11.2017 18:50:50

Salla në Hotel Sirius në Prishtinë, ishte e vogël për të zënë të interesuarit e shumtë për seminarin e parë ndërkombëtar të Gjykatës së Arbitrazhës Sportive, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.Ligjërues ishte eksperti ligjor nga SHBA-të, z. Brent John Nowicki, i cili është kryetar i Këshillit Menaxhues të Divizionit të Anti-Dopingut në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport në Lozanë të Zvicrës.
Vijuesit e seminarit (mbi 40) morën njohuri të reja për CAS-in, Këshillin e Arbitrazhit Sportiv në Kosovë, derisa paraqitën raste të ndryshme të mosmarrëveshjeve.
Z. Nowicki, është shprehur i entuziazmuar me pjesëmarrjen e të pranishmëve dhe rritjen e kapaciteteve të Komitetit Olimpik. “Jam i nderuar që kam ardhur për herë të parë në Kosovë. Ne u munduam të tregojmë historinë se pse ekziston CAS-i, çfarë është duke bërë CAS-i dhe si një Gjykatë Sportive Kombëtare mund të zgjedh një çështje. Po ashtu, diskutuam edhe për çështje tjera të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve”, tha ndër të tjera, z. Nowicki.
Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, z. Shasivar Haxhijaj, tha se vetë interesimi kaq i madh i të pranishmëve tregon se sa ka pasur nevojë të organizohet një seminar i tillë. “Të gjitha federatat sportive, por edhe ne si KOK dhe CAS-i duhet të njihet me të gjitha procedurat e Arbitrazhës Sportive Ndërkombëtare dhe kjo është një mundësi tepër e mirë që të mësojmë më shumë dhe të jemi më afër atyre procedura për t’i ndjekun secilën veç e veç”, tha z. Haxhijaj.
Asambleja e shtatë Zgjedhore e KOK-ut, e mbajtur më 21 dhjetor 2016, ka zgjedhur Këshillin e Arbitrazhës Sportive, të cilën e përbëjnë 9 anëtarë.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0