Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Xhudo i sjell një të artë dhe një të argjendtë Kosovës nga Kampionati Evropian U-23, “Podgorica 2017”

11.11.2017 17:22:59

Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, i kanë sjell dy medalje Kosovës nga Kampionati Evropian U-23, që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.
Distria fitoi të artën në kategorinë deri 52 kg, kurse Akili të argjendtën në kategorinë -73 kg.
Distria Krasniqi në finale mundi rumunen, Alexandra-Larisa Florian. Deri tek medalja e artë, Krasniqi arriti pasi mposhti katër garuese. Rrethin e parë e kaloi pa luftë. Në të dytën mundi, Betina Temelkova të Izraelit, pastaj në çerekfinale mposhti rusen, Daria Bobrikova. Në gjysmëfinale kaloi pengesën, Francesca Giorda nga Italia.
Ndërkohë, Akil Gjakova ishte i pafat në duelin final me rusin Saian Ondar. Deri tek e argjendta, Akili arriti pas fitoreve ndaj Lukas Vennegold i Gjermanisë, Telman Valiyev i Azerbajxhanit dhe në gjysmëfinale mundi moldavin, Cornel Andries.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin tjetër madhështor të xhudos, duke iu uruar suksese në rrugën drejt fitimit të normës olimpike Tokyo 2020.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0