Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Shigjetarët morën njohuri të reja në kursin për trajnimin e trajnerëve

13.11.2017 09:36:02

Trajnerë dhe shigjetarë të ndryshëm kanë përfunduar me sukses kursin 8 ditor për trajnimin e trajnerëve, duke u shpërblyer të dielën me çertifikata.
Ata morën njohuri të reja nga eksperti ndërkombëtar, z. Agron Mala, njëherit kryetar i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës.
Ai ishte përzgjedhur nga Federata Ndërkombëtare e Shigjetarisë për të ligjëruar në këtë kurs.
Z. Mala u shpreh i lumtur që përvojën e tij e barti tek vijuesit e kursit, kurse më i entuziazmuar ishte me performancën e tyre, sidomos në test.
Trajnerët dhe shigjetarët në fund e emocionuan me një fjalim mbresëlënës në shenjë mirënjohje për kontributin e z. Malës të dhënë gjatë këtyre ditëve.
Ardita Zejnullahu në emër të ligjëruesve tha se kanë marrë njohuri të reja, të cilat do t'ju shërbejnë për të ardhmen.
Ky është kursi i gjashtë këtë vit i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, derisa të njëjtin kurs po e ndjekin edhe Federata e Atletikës së Kosovës. Deri në fund të vitit organizohen gjithësej 11 kurse për trajnimin e trajnerëve.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0