Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Dhjetëra zyrtarë të klubeve të futbollit u çertifikuan në kursin bazik për administratorë të sportit

13.11.2017 10:01:56

Administratorë, gjyqtarë, vëzhgues dhe zyrtarë tjerë të klubeve të meshkujve dhe femrave në futboll janë çertifikuar të dielën, pas përfundimit me sukses të kursit bazik për administratorët e sportit.
Për tri ditë ata mësuan gjëra të shumta nga ligjëruesit vendorë dhe ndërkombëtarë.
Vijuesit e kursit ishin me fat, pasi iu ligjëruan edhe eksperti ligjor nga SHBA-të, z. Brent John Nowitzki, i cili është kryetar i Këshillit Menaxhues të Divizionit të Anti-Dopingut në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport në Lozanë të Zvicrës, si dhe eksperti i marketingut dhe komunikimit, kanadezi Sylvain Leclerc.
Ndërkohë, ligjërues të përhershëm ishin: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z.Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor Programi, znj.Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, kurse i ftuar ishteë edhe Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në MKRS.
“Ajo që më gëzon është interesimi i madh i tyre se si duhet të organizohet një organizatë sportive dhe të jetë sa më efikase. Besoj se mësuan edhe më shumë në lidhje me planin strategjik se cilët janë hapat për përpilimin e tij”, tha ndër të tjera z. Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Edhe vijuesit e kursit u shprehën të lumtur me atë që mësuan. “Më së shumti më ka bërë përshtypje mënyra e planifikimit strategjik të një organizate, në këtë rast klubit për me e arritur qëllimin”, tha Shaban Mehmeti, zëdhënës i KF Feronikeli.
“Një kurs jashtëzakonisht i qëlluar. Këtu janë përmendur të gjithë faktorët e zhvillimit të planit strategjik dhe nëse përdoren ata faktor, do të ketë efektivitet shumë të madh të zhvillimit të sportit në Kosovë dhe jo vetëm në futboll”, u shpreh Qëndresa Ramabaja.
Ky ishte kursi i 13-të këtë vit i organizuar nga KOK-u në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa maratona e kurseve bazike për administratorë të sportit mbyllet në dhjetor me Federatën e Basketbollit të Kosovës.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0