Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

BE i KOK-ut mori një mori vendimesh në mbledhjen e 11-të, Gala Mbrëmja mbahet më 11 dhjetor 2017

14.11.2017 15:01:06

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka marrë një mori vendimesh të Rendit të Ditës në mbledhjen e 11-të të mbajtur mbrëmë (e hënë).
BE i KOK-ut vendosi që më 11 dhjetor 2017 të organizohet Gala Mbrëmja për tre vjetorin e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe 25 vjetorin e themelimit të KOK-ut. Pjesëmarrjen deri më tani e kanë konfirmuar figura të shquara të sportit botëror. Ngjarja madhështore, me shumë rëndësi për sportin e Kosovës, do të mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë.
Në lidhje me pjesëmarrjen e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Dimërore në PyeongChang 2018, BE unanimisht vendosi të mbështesë kërkesën e Federatës Skitare të Kosovës për dërgimin e sportistëve në përgatitje. BE kërkoi njëzëri që FSK-ja të sjellë planin strategjik për LOD PyeongChang2018.
Asambleja e Punës së KOK-ut për vitin 2017, u vendos të mbahet më 4 shkurt 2018, derisa në të do të votohen: Pasqyrat Financiare për vitin 2017, Raporti i Punës (objektivat strategjike) së KOK-ut për 2018, Plani Financiar i KOK-ut për vitin 2018 etj.
Me propozim të presidentit të KOK-ut, z. Besim Hasani, dhe Komisionit Femra dhe Sporti, KOK-u në ditët në vijim do të organizojë Konferencën “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”, e cila do të mbahet më 21 nëntor në Hotel Sirius. Në konferencë pritet të marrin pjesë rreth 100 pjesëmarrës, kryesisht femra, kurse SO i KON-it do të dërgojë një eksperte të kësaj fushe.
Pas takimeve të vazhdueshme të drejtuesve të KOK-ut me Kompaninë Turkish Airlines, BE i KOK-ut dha pëlqimin për nënshkrimin e kontratës së përbashkët me këtë kompani, për lehtësira financiare për të gjithë Lëvizjen Olimpike sportive të Kosovës. Me këtë kontratë, do të përfitojnë të gjitha federatat lehtësira me rastin e udhëtimeve me Turkish Airlines.
Po ashtu, u vendos që presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm z. Shasivar Haxhijaj, të marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të Komitetit Olimpik Evropian, që do të mbahet më 23-26 nëntor 2017 në Zagreb të Kroacisë.
Në fund të Rendit të Ditës, u miratua kërkesa e Federatës së Xhudos së Kosovës për rekomandim të shpërblimeve në MKRS, për sportistët dhe trajnerët e tyre që fituan medalje. Distria Krasniqi fitoi të artën, kurse Akil Gjakova të argjendtën në Kampionatin Evropian U-23 të xhudos.
Ndërkohë, kërkesa e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit për sportistin Jetmir Goqi, i cili fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror IFBB, mbeti për t’u verifikuar.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0