Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ueb-faqja e ITTF-it publikon përshtypjet e ligjëruesit Lillieroos në kursin e trajnerëve kosovarë

16.11.2017 12:15:53

Uebfaqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut (ITTF) i ka kushtuar rëndësi të madhe letrës së ekspertit ndërkombëtar, z. Christian Lillieroos, i cili ligjëroi në kursin për trajnimin e trajnerëve të pingpongut, të organizuar nga Komitetit Olimpik i Kosovës, në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të KON-it.
Lillieroos ka shkruar për procesin e kursit, testin, takimin me presidentin e KOK-ut, z. Besim Hasani, etj.
“Kisha një takim të gjatë me z. Besim Hasani, president i KOK-ut. Ai më shpjegoi shumë fakte interesante për Kosovën. Sporti në përgjithësi nuk kishte marrë vëmendjen që meriton, por pas medaljes së artë në LO RIO 2016, sporti mori një shtytje të madhe. Qeveria po punon për Ligjin që iu redukton tatimet bizneseve, të cilat ndihmojnë financiarisht sportin. Momentalisht askush nuk mund të jetojë duke qenë trajner i pingpongut në Kosovë. Po ashtu, gjithë infrastruktura është shkatërruar në luftë dhe u desht  një kohë e gjatë për ta ndërtuar sërish”, ka shkruar ndër të tjera z. Lillieroos.
Për tetë ditë, trajnerët e pingpongut vijuan ligjëratat e ekspertit të ardhur nga SHBA-të, kurse në fund iu nënshtruan testit, para se të çertifikoheshin.
“Pikët në të dy testet, teorike dhe praktike, dhanë rezultate interesante. Katër studentë e kaluan atë me nota të larta, duke kaluar në nivelin e tretë. Sfida më e madhe ishte në teori. 26-vjeçari, Linor Çitaku, pati rezultat perfekt prej 20 pikësh. Sfida më e madhe për trajnerët ishte se para se të vinin në kurs, ata duhej të punonin në punën e tyre të rregullt me orar të plotë, për këtë arsye kursi nuk mund të fillonte para orës 16:00, kurse në mbrëmje trajnerët duhej të udhëtonin nga një orë për të arritur në shtëpi”, shkruan më tej, z. Lillieroos.
Ai përmendi edhe pjesëmarrjen në kurs të kryetarit të FPPK-së, z. Nehat Çitaku dhe sekretarit gjeneral, z. Fadil Luta.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0