Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, shtroi darkë për drejtuesit e sportit kosovar

16.11.2017 18:00:42

Ambasadori i Francës në Prishtinë, z. Didier Chabert, ka organizuar të mërkurën mbrëma darkë relaksuese për drejtuesit e sportit në Kosovë. Delegacioni i mysafirëve të z. Chabert, kryesohej nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani. Nga federatat, pjesëmarrës ishin, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrri, ai i basketbollit, z. Erolld Belegu, i hendbollit, z. Eugen Saraqini, i skitarisë, z. Milaim Kelmendi, si dhe drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, z. Ibër Alaj. Ambasadori z. Chabert, u interesua për zhvillimet në sportin e Kosovës, por edhe për Lojërat Olimpike 2024, që do të mbahen në Paris, si dhe organizimin e kampeve të ndryshme në kryeqytetin francez. Presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani, e vlerësoi lartë takimin me z. Chabert, derisa e ftoi në Gala Mbrëmjen, që do të organizohet për nderë të tre vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe 25 vjetorin e themelimit të KOK-ut. Ceremonia do të organizohet më 11 dhjetor 2017, në Hotel Emerald në Prishtinë. Kjo ishte hera e tretë që z. Didier Chabert fton drejtuesit e sportit kosovar në darkë.  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0