Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fitojnë medaljet e arta

18.11.2017 09:54:20

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë fituar medaljet e arta në Grand Prix të xhudos, të mbajtur në Hagë të Holandës.Distria fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo në finale mundi me Ippon, Estrella Lopez të Spanjës, pas një lufte që nuk zgjati më shumë se sa 34 sekonda.
Kjo është medalja e dytë e artë e Distria Krasniqit, brenda një jave. Javën e kaluar fitoi në Evropianin U-23.
Nora Gjakova, në kategorinë deri 57 kilogram, mposhti në finale gjermanen, Theresa Stoll.
Edhe Gjakova dëshmoi cilësi të mëdha, duke mposhtur secilën kundërshtare.
Të shtunën, Akil Gjakova, arriti deri në gjysmëfinale, duke përfunduar më pas në vendin e pestë.
Gjakova, në kategorinë deri 73 kilogram, u mposhtë në gjysmëfinale nga Victor Scvortov i Emirateve të Bashkuara Arabe, kurse në luftën për të bronztën u mund nga gjermani Zingg.
Deri në gjysmëfinale, Akili mposhti tre kundërshtarë.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e radhës të xhudistëve tanë dhe trajnerit të tyre, Driton Kuka, të cilët treguan se janë në rrugën e duhur për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0