Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Donjeta Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatin Botëror

20.11.2017 14:37:30

Fatkeqësisht, politika mundi edhe një herë sportin! Përkundër përpjekjeve të mëdha të ditëve të fundit të presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani dhe Federatës së Boksit të Kosovës, boksieres tonë, Donjeta Sadiku, i mohohet pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të boksit, që ka filluar të dielën në Guwahati të Indisë.
India nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pasaportat e saj dhe për këtë arsye, kryekëput politike, ekipi i Kosovës përkundër përgatitjeve dhe gatishmërisë, detyrohet ta ndjekë botërorin nga shtëpia.
Presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani, në muajt e fundit ishte në kontakt të vazhdueshëm me drejtues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Komitetin Olimpik të Indisë, AIBA-n dhe Federatën e Boksit të Indisë, të cilët janë pajtuar që Donjeta Sadiku të udhëtojë drejt Indisë, por qeveria e këtij vendi dëshmoi se politika ka gisht ende në sport, përkundër motos se: “politika nuk duhet të përzihet në sport”.
Falë presioneve nga KOK-u dhe FBOXK-ja, AIBA dhe Federata e Boksit të Indisë, bënë që Donjeta Sadiku, nënkampione evropiane dhe botërore për të reja dhe kandidate për të fituar normën olimpike Tokyo 2020, të përfshihet në short dhe t’i shtyhen luftërat, me shpresën se qeveria e Indisë, do të ndryshojë në momentet e fundit vendimin e saj. Sadiku shihej favorite për të fituar medalje edhe nga mediat ndërkombëtare, në kategorinë deri 60 kg.
KOK-u bashkë me FBOXK-në, kanë kërkuar nga AIBA që shtetit të Indisë, të mos i jepen më organizime të tilla të Kampionateve.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0