Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Takim KOK – FSK, në prag të Lojërave Olimpike Dimërore, PyeongChang2018

22.11.2017 15:58:30

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti z. Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm z. Shasivar Haxhijaj, kanë vazhduar takimet me drejtuesit e federatave.

Të mërkurën, z. Hasani dhe z. Haxhijaj kanë takuar drejtuesit e Federatës Skitare të Kosovës, presidentin z. Milaim Kelmendi dhe sekretarin e përgjithshëm z. Emin Dushullovci.

KOK dhe FSK biseduan për përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, konkretisht dërgimin e sportistëve në përgatitje, uniforma, bursat e sportistëve, numrin e pjesëmarrësve, etj.

Palët rikonfirmuan qëndrimin parimor se në LOD PyeongChang 2018 do të shkojnë vetëm sportistët që kanë rezultatet më të mira, andaj inkurajohen të gjithë sportistët të shfrytëzojnë këtë periudhë për rezultate sa më të mira.

LOD PyeongChang 2018 mbahet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, kurse deri më tani, skitari Albin Tahiri, ka siguruar normën olimpike në pesë disiplina.

Po ashtu, të dy palët u njoftuan me aktivitetet e përbashkëta të realizuara deri më tani dhe ato që do të organizohen për vitin 2018.

Drejtuesit e FSK-së, shfrytëzuan këtë takim për të prezantuar në pika të trasha programin strategjik për përgatitjet finale të sportistëve për LOD PyeongChang 2018.

Krerët e KOK-ut, siguruan komunitetin e skijimit, se sportistët e tyre do të kenë mbështetje prioritare financiare. KOK, javë më parë ka mbajtur takime edhe me Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0