Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i ANOC-ut, Sheikh Al Sabah konfirmon pjesëmarrjen në Gala Mbrëmjen e KOK-ut

23.11.2017 12:41:12

Presidenti i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), z. Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, do të vizitojë Kosovën më 11 dhjetor 2017, me ftesë të presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani. Z. Al Sabah ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Gala Mbrëmjen, kushtuar 3-vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe 25-vjetorit të themelimit të KOK-ut.
Gala Mbrëmja do të mbahet më 11 dhjetor në Hotel Emerald në Prishtinë, ku krahas presidentit të ANOC-ut, z. Sheikh Al Sabah, pjesëmarrës pritet të jenë edhe figura të larta të sportit botëror, si dhe presidentë të Federatave Ndërkombëtare.
z. Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, vlerësohet si njeriu i dytë i sportit botëror, pas presidentit të KON-it, z. Thomas Bach.
Z. Al Sabah ishte takuar me drejtuesit e KOK-ut, presidentin z. Besim Hasani dhe sekretarin e përgjithshëm, z. Shasivar Haxhijaj, në Asamblenë Gjenerale të ANOC-ut, të mbajtur në fillim të këtij muaji në Pragë të Republikës së Çekisë dhe si rrjedhojë e këtij takimi vjen edhe vizita e tij e parë në Kosovë.
Presidenti i ANOC-ut, pritet të ketë takime edhe me presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, kryeministrin z. Ramush Haradinaj, si dhe ministrin për Kulturë, Rini e Sport, z. Kujtim Gashi.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0