Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Drejtuesit e KOK-ut, Besim Hasani dhe Shasivar Haxhijaj po marrin pjesë në Asamblenë e 46-të Gjenerale të Komitetit Olimpik Evropian

24.11.2017 15:58:29

Ka filluar të premten Asambleja e 46-të Gjenerale e Komitetit Olimpik Evropian (EOC), e cila po organizohet në Zagreb të Kroacisë. Krahas 50 Komiteteve Olimpike Evropiane, pjesëmarrës janë edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti z. Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, z. Shasivar Haxhijaj. Asambleja është hapur nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kroacisë, z. Zlatko Matesa, kurse në ceremoninë hapëse morën pjesë edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, z. Thomas Bach dhe presidenti i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), z. Sheikh Al Sabah.
Asambleja po drejtohet nga kryetari i presidenti i Komitetit Olimpik Evropian, z. Janez Kocijancic.
Në Asamble do të zgjedhen presidenti, nënpresidenti, Komiteti Ekzekutiv, sekretari gjeneral dhe Bordi Ekzekutiv, të cilët do të drejtojnë EOC-ut në periudhën e  ardhshme katërvjeçare,
Drejtuesit e KOK-ut, presidenti z. Hasani dhe sekretari i përgjithshëm z. Haxhijaj, do ta shfrytëzojnë pjesëmarrjen në Asamble edhe për takime të ndryshme me figurat e larta të sportit botëror.
Kujtojmë që z. Sheikh Al Sabah, president i ANOC-ut, do të vizitojë Kosovën më 11 dhjetor, në Gala Mbrëmjen që do të organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, për nder të tre vjetorit të pranimit të KOK në KON dhe 25 vjetorit të themelimit të KOK-ut.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0