Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti, Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, po marrin pjesë në seminarin e ICMG-së

29.11.2017 12:14:01

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti z. Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, z. Shasivar Haxhijaj, po marrin pjesë në seminarin ndërkombëtar të organizuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG).
Seminari ka filluar sot dhe do të mbahet për dy ditë radhazi në Nikozi të Qipros.
Tema e seminarit është: “E ardhmja e Lojërave Mesdhetare”.
Në seminar po marrin pjesë presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, z. Amar Addadi, Bordi Ekzekutiv, si dhe përfaqësuesit e Komiteteve Olimpike, anëtare në ICMG.
Komiteti Olimpik i Kosovës është anëtarja e 25-të e pranuar me të drejta të plota në Asamblenë e Jashtëzakonshme Gjenerale, të mbajtur më 30 tetor 2015 në Washington DC.
Kujtojmë që në qershor të vitit të ardhshëm në Tarragona të Spanjës, do të mbahen Lojërat e XVIII-ta Mesdhetare, ku do të marrë pjesë edhe Kosova.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0